Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, arriti ta fitojë Topin e Artë në moshën 34-vjeçare duke u bërë futbollisti më i vjetër që e fiton këtë çmim.
Ndërkaq, pak ditë pas këtij triumfi, francezi ka zbuluar se i ka plotësuar të tri ëndrrat që i ka pasur në jetë.
“Ky ka qenë stinori im më i mirë sepse në fund e mora Topin e Artë”, ka thënë Benzema për RMTV.
“Kam ëndërruar për këtë gjë që kur kam qenë fëmijë. Ka qenë sezoni më i mirë i jetës sime”.
“I kam plotësuar që të tri ëndrrat e mia: t’ia blej nënës një shtëpi, të nënshkruaj për Real Madridin, sepse është klubi më i mirë në botë, dhe e treta ishte Topi i Artë”.
“Jam shumë krenar me punën time”.