Benedikti XVI në gjendje të rëndë shëndetësore

I pari Papë që dha dorëheqje nga Selia e Shenjtë

Benedikti i XVI, i pari Papë në 6 shekuj që dha dorëheqjen nga drejtimi i Kishës Katolike është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur Papa Françesku, gjatë një dëgjese këtë të Mërkurë në Vatikan, ku u bëri thirrje besimtarëve për t’u lutur për shëndetin e tij.

Ati i Shenjtë nuk u zgjerua në detaje, por zyrtarë të Vatikanit thonë për mediat ndërkombëtare se ish-Papa, sot 95 vjeç është nën kontrollin e mjekëve në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë.

Shëndeti i Benediktit XVI është përkeqësuar javët e fundit edhe për shkak të moshës, çka e ka konstatuar edhe më herët gjatë këtij muaji vetë Papa Françesku.

Kardinali gjerman Jozef Ratcinger pasoi në krye të Kishës Katolike, Papa Gjon Palin e Dytë në vitin 2005, por u dorëhoq pas gati 8 vitesh, për arsye që nuk janë bërë të ditura, e duke surprizuar besimtarët.

Pas dorëheqjes ai jeton në Kishën “Mater Eklezie” në Vatikan dhe konsiderohet personi më jetëgjatë që ka qenë ndonjëherë në krye të Katolicizmit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share