Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën, me rezultat 2-1, në kuadër të La Ligas.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ilkay Gundogan, në minutën e 6’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Jude Bellingham e barazoi rezultatin me një gol në minutën e 68’. Bellingham doli edhe njëherë në skenë në minutën e 92’, për golin e fitores.
Real Madridi pas 11 xhirove ka 28 pikë, teksa Barcelona renditet në pozitën e tretë me 24 sosh. /Klankosova.tv.