Belgjikë: Portieri 25-vjeçar vdes në fushë pasi priti penalltinë

Futbolli, ashtu si vetë jeta, ka rezultate të mrekullueshme, por edhe të tmerrshme. Ndonjëherë është shumë e lehtë të shkosh nga njëra anë në tjetrën. Kështu ndodhi këtë fundjavë, në ndeshjen mes Winkel Sport B dhe Westrozebeke në ligën amatore, në Belgjikë.

Një ndeshje e së shtunës që dukej si gjithë të tjerat. Në një moment të pjesës së dytë, arbitri akordoi penallti në favor të Westrozebekes, me 2-1 në favor të Winkel Sport B , vendasve. Penalltia u ndal nga Arne Espeel, në një moment mjaft të festuar nga lojtarët dhe nga vetë portieri.

Në atë moment, Espeel u shemb në tokë, sipas VRT. Ai filloi të dridhej dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Lojtarët ishin të vetëdijshëm për seriozitetin dhe thirrën një ambulancë, e cila bëri gjithçka për ta rikthyer në jetë, por pa sukses, pasi lojtari u shpall i vdekur vetëm në moshën 25-vjeçare.

“Winkel Sport mban zi për vdekjen e papritur të portierit tonë, Arne Espel. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e tij për këtë humbje të madhe.”

Gjithçka ishte edhe më e trishtë duke pasur parasysh se vëllai i tij i vogël, Aaron , ishte në stol për herë të parë pas rikuperimit nga dëmtimi. “Kjo është një fatkeqësi, një shok për të gjithë. Arne ishte këtu që nga fëmijëria dhe ishte shumë i dashur. Ishte një djalë mrekullisht i pëlqyeshëm, gjithmonë me humor të mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar. Kjo është me të vërtetë një goditje. Para së gjithash për familjen e tij dhe gjithashtu për të gjithë klubin tonë” , tha Patrick Rotsaert, drejtori sportiv i Winkel.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share