Gjermania firmos deri në 2026, objektiv fitimi i Botërorit
Domenico Tedesco është trajneri i ri i Kombëtares së Belgjikës. 37-vjeçari i papunë që prej Shtatorit të vitit të shkuar ka marrë përsipër të drejtojë nga pankina kombëtaren e yjeve si Kevin de Bruyne, Romelu Lukaku dhe Thibaut Courtois deri në përfundimin e Kupës së Botës së vitit 2026.
Tedesco do të jetë përgjegjës për të ndihmuar në ngritjen e brezit të artë të Belgjikës, pasi përfundoi i treti në Kupën e Botës 2018 dhe arriti në çerekfinalet e Euro 2020. Tekniku gjerman emërohet në krye të skuadrës së renditjes së dytë pas largimit të Roberto Martinez pas eliminimit të befasishëm që në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022.
Për 37-vjeçarin kjo do jetë eksperienca e parë që drejton një kombëtare, pasi më parë ka trajnuar ekipe si Schalke 04, Spartak Moskë dhe së fundmi, Leipzig. Nën drejtimin e gjermanëve, Tedesco arriti që të fitojë trofeun e Kupës, duke rritur kështu kreditet e teknikut në arenën ndërkombëtare. Debutimi i tij në krye të Kombëtares belge do mbërrijë në muajin Mars, ku përballë do gjejë Suedinë.
Klan News