Bela: Opozita shqiptare me shifra mbrëmë nxorri 15 mijë persona të sëmurë, por nuk fitohen zgjedhjet ashtu!

Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024.

Analisti Valon Bela tha se shifrat e votave prej personave të sëmurë mbrëmë, ishin qesharake duke keqpërdorur të gjithë personat që votuan prej në shtëpi për arsyë shëndetësore.

“Kam reagu vazhdimisht për diskursin politik nga opozita. E nisën me spitalin modular, me autobusin, e tash në fund u keqpërdorën dhe të sëmurët me sondazhët e fundit. Si mundet me u bë kjo punë. 15 mijë të sëmurë i kishim në në këto zgjedhje sipas këtyrë sondazheve të fundit. Ndaj çdo parti ka përgejgjësi politikë për mënyrën se si vepron, ndaj të jenë më të kujdësshëm, sepse zgjedhjet nuk fitohen me sharje, fyerje e as me numra të fryer”, tha Bela. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share