Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024.
Analisti Valon Bela tha se retorika politike e kreut të VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve është shqetësuese dhe partitë shqiptare duhet ta kenë problem nëse do të duhet bashkëpunim me ta për formimin e qeverisë.
“Unë e kam thënë se partitë politike shqiptare do ta kenë problem me bashkëpunu me VMRO-në me këtë fjalor me këtë fjalor shovinist ndaj shtetit dhe shqiptarëve. Pra, ai fjalor tek opozita po vazhdon ende, ndaj duhet përdorur të gjitha mundësitë politike që mos të bashkëpunojnë me këtë VMRO”, deklaroi Bela.
Elmi Aziri nga Fronti Europian tha se retorika e VMRO-së së sotme ngjason me atë të Gruevskin e cila do ta kthente vendin vetëm prapa.
Unë prap po shpresoj që ky fjalor i VMRO-së mbetet parazgjedhor sepse duhet të ndryshoj. Shqiptarët tashmë janë ndryshe, kanë udhëhequr me shtetin. Kjo VMRO ma kujton kohën e Gruevskit, mirëpo ne nuk duam të kthehet e kaluara e të izolohet vendi prap”, tha Aziri. /TvKlan.mk