I ftuar në emisionin Klan Debat, politikologu Valon Bela, tha që minimizimi i kryeministrit shqiptar vjen si ndikim i politikave të VMRO-së. Sipas Belës barabrizmat që përdor VMRO-ja dhe qëllimet e saj janë që ta largojë nënshkrimin e mArrëveshjes së Ohrit.
“Minimizimi i kryeministrit shqiptar se nuk është zgjedhur shkak i pjesmarrjes së UÇK-së është ndikimi i VMRO-së me koalicionin VLEN. Në bazë të protokollit është dashur të bëhet kryeministër Artan Grubi. Zinxhiri i administartës kërkon që çdo i punësuar përmes përvojës të avancohet dhe ai i plotësonte kushtet meqë pati dhe postin e zëvendëskryeministrit për 4 vite.
Spostimi i Artan Grubit për ta lëshuar në rend zotin Xhaferi, i ka hapur rrugën shkak i uniformës së UÇK-së, dhe jo sepse Xhaferi ishte më i miri së Grubi. Ajo që tha Hoda se BDI-ja duhet që t’i largojë pakicat është skandal. A duhet që ne t’i lëmë pakicat në dorën e VMRO-së.
Nëse LSDM humb vota shkaku i votimit të Talatit për kryemnisitër, ju nuk po e kuptoni realitetit, a i keni harruar barabarizmat maqedonase, vkabularin e VMRO-së. VMRO-ja do që të kthet përmes këtyre që i ka futur në luftë ta largojë edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.
T’i po i mohon të gjitha pasojat që kanë arrdhur nga bllokimi i ndryshimeve kushtetuese nga ana e VMRO-së./tvklan.mk/