Bekteshi uron 8 marsin: 66% e pozitave drejtuese, udhëhiqen nga gratë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Bekteshi thotë se në Ministrinë e Ekonomisë pjesa më e madhe e të punësuarve janë femra dhe se 66 për qind e pozitave ushëheqëse drejtohen nga gratë.

“Në kuadër të njësive organizative në Ministrinë e Ekonomisë, gjithsej 66% e pozitave drejtuese, ku përfshihen këshilltarë shtetërorë, shefa departamentesh, drejtuese departamentesh – janë gra. Gruaja është shtylla e familjes, por në të njëjtën kohë pjesë thelbësore e jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dua t’i përgëzoj të gjitha gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për sukseset e tyre, të cilat reflektojnë çdo ditë në shoqërinë tonë. Aktivitetet dhe veprat e grave duhet të festohen, jo vetëm sot, por gjatë gjithë vitit”, ka shkruar Bekteshi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share