Bekteshi: Shporta e konsumatorit nuk kalon mbi 43.000 denarë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se shporta e konsumatorit në Maqedoninë e Veriut po llogaritet gabimisht.

Sipas tij llogaritjet sindikale janë gabim dhe se shporta nuk kalon mbi 43.000 denarë.

“Shporta sindikale e konsumatorit në vendin tonë nuk është 50.000 denarë, por nuk kalon 43.000 denarë, sipas metodologjisë që kemi pasur më parë. Do të thotë se dy herë kalkulohet inflacioni nga gushti e tutje”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë pagat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share