Bekteshi: Në prill rënie e konsiderueshme e inflacionit

GJATË VITIT 2022 INFLACIONI MESATAR VJTOR 14.2%

Masat qeveritare për të “ngrirë” çmimet e produkteve ushqimore do të kenë efekt gjatë muajit Prill. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në Klan Debat tha se kjo do të ndikojë në uljen e dukshme të inflacionit.

“Në muajin prill do të ketë rënie të konsiderueshme të inflacionit në RMV. Nuk e premtoj, por jam i sigurt. Ulje do të ketë edhe në mars, por duke marrë parasysh se masat ndikimin do ta japin gjatë muajit prill, atëherë do të kemi rënie të konsiderueshme të inflacionit në Maqedoni, në veçanti në segmentin për produktet ushqimore dhe energensat në përgjithësi” – tha Kreshnik Bekteshi.

Inflacioni mesatar vjetor në vitin 2022 në Maqedoninë e Veriut, sic percjell KlanM, ka qenë 14.2%, derisa indeksi i cmimeve me pakiucë është rritur për 12.6%, thonë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Rritje më e madhe e indeksit të harxhimeve është shënuar tek ushqimi dhe pijet joalkoolike, të cilët për një vit u shtrenjtuan për 20.9%.

Qeveria deri tani, miratoi një sërë masash për kufizimin e çmimeve. Në Qershor 2022, sic njofton KlanM, kufizoi marzhat e produkteve themelore, kurse më 1 Nëntor u dha rrymë më të lirë kompanive të ushqimit. Por, kjo masë nuk zgjati shumë, pasi sipas qeverisë prodhuesit nuk ulën cmimet e ushqimit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share