Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kompanitë që nuk përmbushin pritshmëritë për ulje të çmimeve, ka gjasë të që hiqet masa për subvencionim të energjisë elektrike
“Nëse nuk ka ulje shtesë të çmimeve, gjithsesi se ne do të futemi në situatë të atillë që të hiqet si mbështetje nga ana e Qeverisë, për shkak se qëllimi i kësaj mbështetje që e dha Qeveria , me kërkesë të odave ekonomike, ishte që të ndikohet në uljen e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit. Nëse nuk ulen në përqindjen që është dakorduar mes kompanive dhe Qeverisë dhe në bazë të pritjeve të konsumatorëve, në këtë rast të qytetarëve tanë, më mirë që këto mjete tu a japim direkt qytetarëve, përmes masave të ndryshme”, tha mes tjerash Bekteshi.