Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi thotë se është i bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai mes tjerash tha se për momentin nuk janë afër ndonjë koalicionimi me LSDM-në por kur fiton BDI fitojnë gjithë qytetarët.
“Në pjesën e koalicionit me LSDM-në, gjithsesi se në momentin që po flasim, nuk jemi shumë afër që të ketë koalicion të tillë, por më e rëndësishmja është se kur fiton BDI, fitojnë edhe qytetarët, ndërsa tashmë dihet se BDI sigurt do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rreth partive të tjera politike, unë i inkurajoj që sa më tepër të jenë në terren dhe të japin oferta konkrete për qytetarët”, theksoi mes tjerash Bekteshi.