Bekteshi ftesë Mickoskit: Ta vizitojmë bashkë në Kërçovë kompaninë e Shkumbin Ahmetit!

VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj BDI-së

VMRO-DPMNE sërish drejton akuza në adresë të BDI-së, sic thonë nëse Klani i Zajazit përmes Qendrës Tregtare “Soravija” po përfiton miliona, percjell KlanM.

Sipas opozitës, nuk janë të vërteta pohimet e plasuara se “Soravija” punon me humbje dhe me kredi të mëdha. Nga VMRO-DPMNE bëjnë thirrje të hulumtohet shitblerja e kësaj qendre tregtare.

“Qeveria e Kovaçevskit dhe institucionet nën kontrollin e tij, në vend që të heshtin të thonë nëse është paguar tatimi për qarkullim të “Soravisë” dhe si është kryer transaksioni? A thua nipi i Ahmetit, përvec se nuk ka paguar asnjë denarë për Soravinë, nuk ka paguar është tatimin për qarkullim”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO.

VMRO-DPMNE është shndërruar në fabrikë për lajme të rreme dhe propaganda gebelsiane – thonë nga BDI-ja, duke përmendur sic percjell KlanM komunikatwn e BDI-sw, lajmet e rreme për Gjuhën Shqipe, migrantët, Marrëveshjen e Prespës, inflacionin, Korridorin 8, krizën energjetike, pandeminë, pretendimet për korrupsion e të ngjashme.

“BDI u bën thirrje të gjithë partive politike të nënshkruajmë nismën në Prokurorinë Publike dhe në institucionet ndërkombëtare për hetime të plota për të gjithë funksionarët tanë, pushtetin dhe opozitën, në 20 vitet e fundit si dhe të mbështesin vetting të plotë në politikë, gjyqësor dhe Prokurori”. thonë nga BDI.

Ndërkaq, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sic njofton KlanM, I ka dërguar një ftesë publike Kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit që bashkë me gazetarët të shkojnë ta vizitojnë kompaninë e birit të Ali Ahmetit, Hekuran Ahmetit dhe publikisht të prezantohen dokumentet e firmës së tij.

“Nëse ka guxim për atë që flet, nga sot kur të ketë kohë, unë do ta adaptoj agjendën time, të shkojmë në Kërçovë bashkë me mediat në zyrën e Shkumbin Ahmetit dhe publikisht do t`i prezantojmë të gjitha dokumentet e punës së firmës së tij nga themelimi e deri më sot”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.

Lidhur akuzat e VMRO-DPMNE-së, për nipin e Ali Ahmetit, Besian Ahmeti, sic njofton KlanM, Bekteshi ka thënë se dy nënkryetarët e kësaj partie Timço Mucunski dhe Vlado Misajlovski duhet të kenë më shumë informacione, se si është bërë zgjedhja e promotorëve ekonomik, për shkak se, sic tha, të dy kanë qenë në funksione të larta të qeverisë. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share