Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se është arritur marrëveshje e përkohshme mes komunës së Haraçinës dhe EVN-së, për furnizimin me energji elektrike për banorët e këtij vendi, e që shpreson që kjo marrëveshje të jetë afatgjate duke respektuar marrëveshjen dhe ligjet e vendit. Mes tjerash Bekteshi ka porositur banorët që të kursejnë rrymën.
“Në koordinim me Kryetarin e Komunës dhe menaxhmentin e EVN-së është gjetur zgjidhje për çështjen e furnizmit të rregullt me energji elektrike! Kjo zgjidhje është e përkohëshme, me shpresë që do jetë afatgjate nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet e vendit. Të bëjmë përpjekjet maksimale për të kursyer rrymën, të mbrojmë buxhetin familjar dhe të mos e rëndojmë krizën!”, ka shkruar Bekteshi, ka shkruar Ministri i Ekonomisë në vend Kreshnik Bekteshi.
Kujotjmë se dhjetëra banorë të Haraçinës kanë protestuar sot para zyrave të EVN-së në Butel, si shenjë revolte për shkak se disa ditë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Protestuesit thanë se, mungesa e energjisë u ka shkaktuar probleme të shumta. Ata po ashtu u ankuan, për fatura shumë të larta të energjisë elektrike.
Kjo nuk është hera e parë që fshati i Haraçinës përballet me mungesë të energjisë elektrike me ditë të tëra. Arsyetimet e mëparshme të EVN-së kanë qenë se, ekipet e tyre pengohen nga ana e banorëve që të sanojnë dëmet./KlanMacedonia/