Bekteshi: Nga janari nuk do të rritet çmimi i rrymës elektrike!

“PRES MARZHË MË TË ULËT PROFITI NGA FURNIZUESI UNIVERZAL”

Kompania private energjetike EVN ka fituar një pjesë të ingerencave për llogaritjen e rrymës elektrike që harxhohet dhe paguhet nga qytetarët, njofton KlanM.

Komisioni Rregullator për Energjetikë thotë se fjalën e fundit e ka EVN-ja, por Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, siç njofton KlanM, shprehet se para publikimit, llogaria duhet të merr “dritë jeshile” nga KRRE-ja.

“KRRE-ja do ta ketë fjalën e fundit lidhur me caktimin e cmimit të rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël konform paragrafit 5 të nenit 10 të Ligjit për Energjetikë, për shkak se do ta mbikqyr dhe do të konfirmojë nëse mënyra e llogaritjes është korrekte dhe konform sistemit tarifor”, tha kreshnik Bekteshi.

Nga Qeveria sigurojnë se çmimi i rrymës elektrike nuk do të rritet. Ministri Bekteshi, siç njofton KlanM, sqaroi se marzha ka ndikim më të madh në cmimin e rrymës, që do të ofrohet nga furnizuesi universal me procedurë tenderimi. Në tenderin e ardhshëm, Bekteshi, pret ofertë me marzhë më të ulët në pesë vitet e fundit.

“Furnizuese universal me procedurë tenderimi konkuron për marzhën e profitit që do ta ketë për 5 vitet e ardhshme. Momentalisht është 11 e diçka. Vitin e ardhshëm do të shohim se cfarë çmimi do të kemi. Unë jam I bindur se do të jetë nën 11%”, tha Bekteshi.

Ministri Bekteshi, siç përcjell KlanM, shtoi se për momentin Qeveria dhe AMSHA janë duke i krijuar rregullat për tenderin e ri, por për shpalljen ka edhe tri muaj kohë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share