Bekteshi denoncon: Udhëheqësit shqiptar të sektorëve në Ministrinë e Arsimit zëvendësohen nga maqedonas

Kishin udhëheqës shqiptarë por tani e tutje do të udhëhiqen nga kuadro maqedonase, ky është vendimi më i fundit që ka marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cila ka zëvendësuar hiç më pak se tetë shqiptarë me kuadro maqedonase.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili bashkangjitur me dokumentin shkruan:

Diskriminim që kalon çdo kufi!
Të gjithë shqiptarët-et zëvendsohen me maqedon-e!
Xhemilja me Ketin, Gjuliana me Gjorgjin, Sokoli me Vericën, Laura me Sllavicën, Liridona me Danielen, Sadetja me Biljanën, Nurani me Anastasijën, Abazi me Rajnen!!!

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share