“Dita e sotme do të shkruhet me shkronja të arta në historinë infrastrukturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë vendosim gurthemelin në ndërtimin e austradës të korridorit 8 dhe në këtë mënyrë trasojmë një të ardhme me perspektive evropiane për të gjitha gjeneratat e ardhëshme.
Ëndrra e shumë gjeneratave dhe ideja disadekadëshe po realizohet, më në fund do të kemi lidhjen e shumë pritur të dy brigjeve Adreatikun me Detin e Zi.
Ky korridor paneuropian ka një rëndësi jashtzakonisht të madhe si në aspektin ekonomik, turistik por edhe në aspektin e sigurisë së vendit dhe rajonit, dhe padyshim se do të ndihmojë dukshëm në ngritjen e mirëqenies dhe standardit jetësor për të gjithë qytetarët jo vetëm për vendin tonë po për mbarë rajonin dhe Evropën pasiqë pëfshihet në rrjetet kryesore evropiane” ka shkruar Zv/ministri i Transportit, Bekim Rexhepi