Një video nga festa e Vitit të Ri e organizuar nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është bërë virale në internet.
Pamjet u publikuan në rrjetet sociale nga djali i tij, Donald Trump Jr., i cili mori pjesë në festë në rezidencën e familjes Trump në Mar-a-Lago, së bashku me partneren e tij të re.
Në këtë ngjarje morën pjesë familjarë, miq të afërt, mbështetës të lëvizjes MAGA dhe disa zyrtarë të ardhshëm të qeverisë.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Donald Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania, shprehu optimizëm të madh për vitin 2025.
Ai deklaroi se zgjedhja e tij ka ndriçuar botën dhe parashikoi një të ardhme të ndritur për SHBA-në.
I pyetur për pritshmëritë për vitin e ri, Trump u shpreh se ky do të jetë një vit i mrekullueshëm dhe se Amerika do të bëjë përparime të jashtëzakonshme, duke rifituar respektin në mbarë globin.
Ndryshe, Trump do të rikthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar.