“Bëhet fjalë për monstra…” – Spasovski: Palevski arrestohet në Balikesir të Turqisë

Sonte është arrestuar kreatori, ekzekutuesi dhe organizatori kryesor i dy vrasjeve makabre në RMV, Lupco Palevski, njoftoi në press-konferencën e jashtëzakonshme Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, njofton KlanM.

“Palevski është privuar nga loria në Turqi, konform njohurive tona operative për lëvizjen e të dyshuarit. Ishte ky zinxhiri I fundit nga ky akt makabër që t`i zbulojmë këto monstra. Dje pasite me kërkesë të MPB-së u shpall fletarresti urgjent ndërkombëtar që u bë e dukshme në të gjitha vendet anëtare të INTERPOL-it. Procedura për paraburgim ekstradimi vazhdon të procesuohet në MPB derisa personi të sillet në RMV dhe të paraqitet para drejtësisë” – tha Spasovski.

Ministri Spasovski, sic njofton KlanM, sqaroi procedurën dhe lokalizimin e Palevskit dhe lëvizjen e tij.

“Avokati I tij e ka dërguar në Serbi, është lënë atje në një hotel, ditën e nesërme e merr një person tjetër nga Shkupi me xhip Range Rover dhe përmes VK “Gradina” hynë në Bullgari, kalon Bullgarinë dhe hynë në Turqi. Atje shkon në qytetin Balikesir dh shërbimet tona të sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor kontaktojnë me autoritetet dhe policinë dhe me një burim operativ të tyre, I cili në kohë të shkurtë kthen informacionin prapa, se personi është në atë qytet. Nga atje ka dashur të shkojë në Stamboll, përgatite dhe me taksi shkon në Stamboll dhe këru është simulimi I tij, kthehet prapa në Balikesir dhe sot pasdite nga policia turke është arrestuar derisa lëvizte në këmbë në një rrugë në Balikesir” – sqaroi Spasovski.

Spasovski ka treguar edhe fotografitë e Palevskit të fotografuar nga policia turke.

Ministri Spasovski, sic njofton KlanM, ka njoftuar se kallëzimi penal kundër 5 të dyshuarve është përgatitur në më shumë se 100 faqe dhe I është dorëzuar Prokurorisë bashkë me dëshmitë.

Në këtë kallëzim përfshihen 5 persona – njëri për rrëmbim dhe vrasje, tre për rrëmbim dhe bashkëkryerje gjatë vrasjes dhe një për ndihmë. Nga ky moment, sipas Spasovskit, lënda është në kompetencë të plotë të Prokurorisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share