Bëhen sërish çift, çfarë do të ndodhë me Xhesikën dhe Denisin në ‘Prime’

Dy ish-partnerët që kanë zgjedhur të bëhen sërish çift në Love Island Albania, pritet që të kenë një përballje me njëri tjetrin mbrëmjen e ‘Prime’, që do të zhvillohet ‘LIVE’ nën drejtimin e Luana Vjollcës ditën e dielë në orën 21:00.

Për t’u përditësuar me ecurinë e çiftit në vilën e dashurisë më poshtë po iu tregojmë se si ka shkuar java e tyre  e parë bashkë në vilën e dashurisë. Xhesika dhe Denisi dy ish-partnerët mbrëmjen e djeshme kanë zgjedhur të bëhen sërish çift në vilën e dashurisë.

Gjatë javës ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, Xhesika ndër të tjera në takimet që ka zhvilluar me djemtë e tjerë të vilës së dashurisë nuk ka nguruar të përmendin vazhdimisht marrëdhënien që ka pasur jashtë me Denisin.  Ajo që ra në sy ishte takimi me Denisin, i cili zgjati më shumë nga të tjerët dhe dy ish-partnerët dukeshin shumë nostalgjik për kohën që kishin kaluar bashkë.

Kurioziteti për historinë e tyre të dashurisë kanë pasur edhe ishullorët e tjerë të cilët i kanë pyetur dhe ngacmuar gjatë gjithë javës.

Në lojën që u zhvillua “Engjëll apo Djall”, ishte Denisi që zgjodhi Xhesikën, për të shkëmbyer një puthje të zjarrtë. Ishullorët e tjerë e kanë vënë re këtë  afrimitet të tyre dhe disa prej tyre mendojnë se ata nuk janë ndarë kurrë. Xhesika në një bisedë që ka zhvilluar me Sofielën e ka quajtur Denisin ‘partneri im’.

Ndër të tjera ata zbuluan se ishin ndarë rreth 8 muaj më parë kur Denisi i kishte thënë se do të vazhdojë masterin dhe kishte përfunduar në spektakël.

Për më shumë detaje ndiqni episodet ditore të Love Island Albania që transmetohen do ditë në orën 18:20 dhe ‘Prime’ në orën 21:00 në televizionin Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share