Begaj takon Osmanin, shpreson në anëtarsimin e Kosovës në KiE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë në orët e pasdites ka takuar presidenten Vjosa Osmani.

Pas takimit ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Ka shfaqur shpresën për një votim të sukesshëm në Këshillin e Evropës të martën.

Dek. Bajram Begaj- President i Shqipërisë

Politika jonë e jashtme është e linjëzuar me atë evropiane dhe euroatlantik. Shqipëria e ka për detyrë që të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Jam shpresë plotë që nesër do të kemi votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës

E presidentja, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shqipërinë.

dek, Vjosa Osmani

Kurrë nuk është e tepërt që ta shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë. Këto ditë Kosova po përballet me një sfidë të re siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi te bekuar që në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë. Synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë do të ndjekim shembullin e Shqipërisë.

Presidenti Begaj po qëndron në Kosovë në kuadër të edicionit të dytë të forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në hapje të forumit ai tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme, ndërsa gratë janë ato që kanë bartur barrën më të rëndë të konflikteve.

“Ndër ata që kanë bartur barrën më të rënd të konflikteve janë gratë. Këto konflikte na shërbejnë si një rikujtesë i dhimbshëm është i çmimi dhe shtrenjtë është paguar. Historia në Ballkani Perëndimor dhe në shoqërinë shqiptare ka parë se sa të durueshme janë gratë si ndëmjetëse të paqes dhe stabilitetit. Sot po ashtu luajnë kontribut të shquar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Vlen të theksohet se edhe Shqipëria edhe Kosova kanë shënuar përparim të dukshëm të përfshirjes së gruas në të gjitha proceset.  Paqja dhe siguria e qëndrueshme nuk mund të realizohet pa përfshirjen e grave dhe burrave në të gjitha proceset”

Synim i këtij forumi dyditësh ku po marrin pjesë përfaqësues nga 40 shtete të botës është të adresojë kërcënimet historike për sigurinë e grave së bashku me sfidat e reja të sigurisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share