Begaj: Përshpejtimi i procesit të integrimit, vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal

Presidenti merr pjesë në takimin e liderëve të procesit të Brdo-Brijunit në Shkup

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj merr pjesë sot në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit, i cili këtë vit organizohet në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pritet që liderët në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.

Përgjatë dy ditëve, Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderat e partive politike shqiptare.

Vetë Presidenti, në një reagim në rrjetet sociale thotë se “përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE mund të arrihet vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal, të udhëhequr nga siguria dhe stabiliteti. Të inkurajojmë vlerat europiane, ku të rinjtë tanë të ndihen optimistë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre”./tvklan.al

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share