Begaj në PFD2023: “Prespa” zgjeroi hapësirën eurotlantike të sigurisë!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në sesionin “Paqë dhe demokraci kundrejt luftës dhe autokracisë” në PFD 2023, që mbahet në Strugë me temën “Familje e zgjeruar evropiane deri në 2030: Mision i (Pa)mundshëm?”, sic njofton KlanM, tha se ky forum duhet ta transmetojë mesazhin se pa marrë parasysh rrethanat gjeopolitike, e ardhmja e këtij rajoni duhet të jetë familja euroatlantike.

“Ata që promovojnë konflikte duhet të bëjmë që të mos kenë sukses, për shkak se jemi rajon i vogël me kultura dhe tradita të gërshetuara dhe ka mundësi reale të krijohet energji pozitive. Ballkani ka cfarë të ofrojë, ka dorë të shtrirë për miqësi ndaj fqinjve dhe aleatëve. Konfliktet tona besoj se mund të bëhen mësime për ne” – tha Presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Presidenti Begaj, sic njofton KlanM, potencoi se PFD2023 rikuhton Marrëveshjen historike të Prespës dhe tregon se si liderë vizionarë dhe të guximshëm kanë marrë dhe duhet të marrin përgjegjësi.

Kjo marrëveshje zgjeroi hapësirën eurotlantike të sigurisë” – tha Begaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share