Begaj kërkon nga Moldavia njohjen e Kosovës gjatë diskutimve në Samitin Ndërkombëtar për Ukrainën

Në një takim të nivelit të lartë në margjinat e Samitit për Ukrainën në Zvicër, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje për një qëndrim të ri nga Moldavia në lidhje me njohjen e Kosovës.

Begaj ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e Moldavisë në misionin e paqeruajtjes të KFOR-it dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Kosovës për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Ndërsa Moldavia ka kontribuar në misionin e KFOR-it, Begaj ka inkurajuar një hap të ri drejt njohjes së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një çështje kyçe për stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share