Begaj dhe Pendarovski në Pustec: ”Ballkani i Hapur lehtëson burokracitë, por çadër për gjitha shtetet është procesi i Berlinit”

“BALLKANI I HAPUR LEHTËSON BUROKRACITË, POR ÇADËR PËR TË GJITHA SHTETET ËSHTË PROCESI I BERLINIT”

Me ftesë të Presidentit të Republikës  Bajram Begaj, homologu i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka vizituar bashkinë e Pustecit. Begaj tha se rrugëtimi i dy vendeve drejt BE është i përbashkët dhe  se duhet bashkëpunim për mirëqënien e komuniteteve. 

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski zhvilluan një vizitë pune në Pustec. Sipas presidentit Begaj rrugëtimi i dy vendeve drjet BE është i përbashkët dhe duhet bashkëpunim.

”Kënaqesh te tregojme qe ky takim ështe mes dy vendeve mike, partnere qe kane rrugetimin e përbashkët ne BE.  Sfidat mes dy vendeve për minoritetin janë të mëdha por do i përballojmë së bashku një prej tyre eshte qe te kemi mirëqenien e komunitetit” – tha Bajram Begaj.

‘Vlerësoj atë cfarë ka bërë Shqipëria për pakicat.  Jemi këtu që të japim mbështetje për pakicat që të kenë të njëjtat kushte ashtu si i kanë në Maqedoninë e Veriut ti kenë edhe në Shqipëri” – tha Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovski, i pyetur në lidhje me ballkanin e hapur e konsideroi si dhjetra marrë vesheje të tjera ekonomike, por parësore sipas tij është procesi i Berlinit.

”Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim.  Ballkani i hapur nje prej tyre dhe shpresoj te vazhdoje dhe më tej.  Eshte e pakontestueshme nga të gjitha shtetet se procesi i Berlinit është çadër për të gjitha iniciativat. 6 shtete marrin pjese ne procesin e Berlinit dhe vetem 3 ne Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe” – deklaroi Pendarovski.

Në lidhje me Ballkanin e hapur presidenti Begaj tha se kjo marrë veshje lehtëson procedurat burokratike, por është qeveria që vendos.

‘Lehtesohen procedurat burokratike, lehteson lëvizjen e mallrave dhe te njerezve padyshim si cdo iniciative tjeter rajonale jane te mira.  Vendimmarrësit ekzekutive politikë e mendojnë për vazhdimin e nje iniciative ose jo” – tha Begaj.

Të dy presidentët zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, vizituan qytetin dhe u takuan me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share