Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha shënon një tjetër rekord duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë në vendin e parë, në top listën muzikore të Billboard.
Bëhet fjalë për to4p-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanreve country dhe ‘electronic’. Hiti i saj “Meant To Be” një bashkëpunim me Florida Georgia Line dhe “I’m Good (Blue)” me David Guetta janë këngët më të klikuara dhe dëgjuara të momentit.
E lumtur me suksesin, Rexha ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e Billboard ku ajo citohej si rekordmene, ndërsa u shpreh mirënjohëse. Ajo ka arritur suksese të shumta falë këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore, ndërsa është edhe fituese e disa çmimeve të rëndësishme.
Tv Klan