BE zbulon axhendën për takimet me Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Është publikuar agjenda për takimin e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që do të mbahet më 14 Shtator në Bruksel.

Sipas komunikatës së BE-së, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, së bashku me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin që nga ora 9:00.

Pas këtyre takimeve të ndara, do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

Pas këtyre takimeve, do të ketë deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ku do të shpalosen detaje rreth takimit./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share