BE: Të zbatohen të gjitha nenet e marrëveshjes së Ohrit

PËR ASOCIACIONIN DO TË DISKUTOHET NË TAKIMIN E 2 MAJIT

BE-ja ka vazhduar me mesazhet e qarta se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes së arritur në Ohër më 18 mars.

Por nga Kosova thonë se më 18 prill i janë drejtuar me një ftesë ekipit menaxhues për hartimin e asociacionit të komunave serbe por ende nuk ka marr përgjigje.

Në një status në Facebook ministry I pushtetit local tha se këtë ftesë ia kanë bërë ekipit të krijuar me një vendim të qeverisë Hoti në shtator të vitit 2020.

Për Asociacionin do të diskutohet në Takimin e 2 majit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Aty pritet të diskutohet edhe çështja e themelimit të Asociacionit si dhe cështja e të pagjeturve.

Sipas aneksit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, të arritur më 18 mars, “palët bien dakord që të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja” – tha Kurti.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share