Raporti i BE-së e konsideron sfiduese situatën në Veri të Kosovës

“Largimi i serbëve nga institucionet ndikim negativ”

Sfiduese konsiderohet situata në veri të Kosovës në raportin e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut. Në raport, thuhet se dorëheqja e serbëve nga institucioneve publike ka ndikuar negativisht në siguri, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

“Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias. Dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet të reduktuar”

Ndër tjera, është thënë se duhet përmirësim edhe forcim i proceseve zgjedhore. Është formuar komisioni për udhëzimin administrative për zgjedhje e për të cilin analistët vlerësojnë se duhet konsultuar me BE-në e SHBA-në.

Megjithatë thotë se rruga e duhur për ta tejkaluar krizën në veri të vendit është një marrëveshje politike, duke nënkuptuar dorëheqjen e kryetarëve në atë pjesë të Kosovës

Për deeskalimin e situatës në veri Kosova është pajtuar me BE-në të zbatojë katër pika ndër to edhe shpallja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share