BE shtyn mandatin e EULEX-it

Trupat ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në vitin 2025

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendosi që të zgjasë mandatin e EULEX-it që vepron në Kosove deri më 14 qershor të vitit 2025.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka filluar punën në Kosovë në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Misioni i EULEX-it mbështet institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Në Komisionin për Çështje Politike dhe Siguri të Këshillit të Bashkimit Evropian, u ra dakord që, përveç zbatimit të përgjegjësive të përcaktuara më parë, EULEX-i ka për detyrë të ndihmojë shërbimet e zbatimit të ligjit në Prishtinë për të zhvilluar kapacitetet e tyre për shkëmbimi i informacionit me shërbimet përkatëse, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, në sferën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimit në luftën kundër veprimtarive kriminale. Për të mbuluar shpenzimet e EULEX-it BE do të japë gjithsej 165,310,000 euro për periudhën nga 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Nga kjo shumë, shuma prej 58.500.000 euro do të ndahet për mbulimin e shpenzimeve të EULEX-it në Kosovë, ndërsa shuma prej 106.810.000 euro do të jetë e destinuar për të mbështetur procedurat gjyqësore aktive që janë zhvendosur në territorin e një shteti anëtar të BE-së.

Vendimi i Komitetit për Çështje Politike dhe Sigurie të Këshillit Evropian tani duhet që të zyrtarizohet me nënshkrimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Përfaqësuesit të Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borell.

Klan News


Lexo gjithashtu
Total
0
Share