ESKOBAR: “BALLKANI I HAPUR” NISMË EKONOMIKE DHE DUHET TË MBETET E TILLË
Nisma “Ballkani I Hapur” paraqet mundësi që rajoni ta ndryshojë realitetin dhe t`i tejkalojë sfidat me të cilat përballet tashmë me dekada – tha në Ohër Komisioneri I BE-së, Oliver Varhelji.
Sipas tij, nëse punët përfundojnë sic duhet, do të përshpejtohet integrimi ekonomik I rajonit, kurse me këtë edhe integrimi real në BE, raporton KlanMacedonia.
“Kur flasim për aderimin në BE, flasim për procese, korniza negociuese, NON-PAPER-a. Të jemi I sinqertë, këtë nuk duhet ta them si Komisioner, kjo nuk është interesante për njerëzit e rajonit dhe të Evropës. Për këtë shkak vlerësoj se derisa nisma për Ballkanin Perëndimor bazohet në rregullat dhe normat e BE-së, në katër liritë, atëherë mund t`I korrni përfitimet si rajon, kurse ne do të jemi këtu që me plane rajonale të investimit që këto përparësi dhe rezultate të arrijnë nivele më të larta” – deklaroi Oliver Varhelji, komisioner i BE-së.
Në Samitin e Ohrit, përmes video-lidhjes u prononcua edhe përfaqësuesi I posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, tha se nisma “Ballkani I Hapur” tashmë është e njohur ndërkombëtarisht dhe ka mbështetjen e SHBA-ve.
“Dua të theksoj se kjo është një nismë e shkëlqyer, shpresoj se do të përhapet edhe me vde tjera. I inkurajoj liderët që ta harmonizojnë “Ballkanin e Hapur” me nisma tjera të Ballkanit Perëndimor. Vendet e rajonit mund të llogarisin në ndihmën e SHBA-ve lidhur me ekonominë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit si dhe me integrimin evropian” – Gabriel Eskobar, përfaqësues i posaçëm i SHBA-ve.
Diplomati amerikan Gabriel Eskobar tha se përmes “Ballkanit të Hapur” gjasat për tërheqjen e investimeve të huaja janë shumë më të mëdha dhe sic tha, edhe pse eurointegrimi është I rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, megjithaë “Ballkani I Hapur” nuk është nismë politike por një nismë ekonomike dhe duhet të mbetet si e tillë. /KlanMacedonia/