NUK KISHTE UNANIMITET MES MINISTRAVE TË JASHTËM PËR BLLOKIMIN E PLOTË
BE-ja pezulloi marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë që lehtëson lëshimin e vizave shengen. Ne perfundim te mbledhjes dy dy ditore te ministrave te jashtem ne Prage shefi i diplomacise evropiane Borrell deklaroi se Bashkimi Evropian nuk mundi qe të vendose një ndalim i përgjithshëm i vizave pasi nuk kishte unanimitet.
Ministrat e jashtem evropiane nuk rane dakort qe te bllokojne plotesisht levizjen e ruseve per qellime turistike drejt kontinentit te vjeter. Ata pezulluan marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë që lehtësonte lëshimin e vizave shengen.
Hungaria, së bashku me vende të tjera anëtare si Franca, Gjermania, Qipro dhe Belgjika kundërshtuan bllokimin e plote te leshimit te vizave shengen per shtetasit rusë.
Vendet lindore ato baltike si Estonia, Letonia dhe Lituaniadhe nordike mbështeten me forcë ndalimin e vizave per qellime turistike per ruset ne BE, por ministrant e jashtem nga Gjermania dhe Franca paralajmëruan ne mbledhje homologet se do të ishte kundërproduktive masa radikale pasi duhen lejuar te udhetojne kundershtaret e Putinit. Në muajin maj, Bashkimi Evropian, vendosi sanksione ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin. Me pezullimin e marrëveshjes së vitit 2007 për lehtësimin e vizave për Rusinë aplikimet nga qytetarët rusë në BE do te jene më të kushtueshme dhe procesi do të marrë më shumë kohë.