Bashkimi Europian paralajmëron marrjen e masave ndëshkimore ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet nuk ndërmarrin rezultate konkrete për shtensionimin e situatës. Reagimi i ashpër u bë nga Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme, Xhozep Borrell pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së.
“E nënvizoj të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu. Shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa të mëtejshme nëse nuk shihet progres. Mund të konsiderojmë masat politikë për të limituar kontaktet politike, e masat financiare po ashtu. Duhet të jenë masa, u thash shteteve anëtare, që masat duhet të jenë proporcionale dhe të kthyeshme. Shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të na përkrahin në punën tonë”
“Kemi rënë dakord se nuk mund të kemi kryetarë në zyre të mbrojtur përgjithmonë nga forcat e NATO-s, kryetar me tre për qind të votave. Nuk është një zgjedhje e qëndrueshme. Duhet të zëvendësohen ata nëpërmjet zgjedhjeve, zgjedhje të reja. Duhet pjesëmarrja e serbëve, përndryshe do të kemi situatë të njëjtë”.
Shtensionimi i situatës mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë edhe kërkesa e bërë nga sekretari Amerikan i Shtetit Antoni Blinken gjatë bisedës telefonike që ka pasur me presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Siç bën të ditur presidenca serbe, Blinken ka mbështetur planin e BE-së për zgjidhjen e krizës, ndërsa vetë Vuçiç ka insistuar në arrestimin e serbëve në veri, tërheqjen e katër kryetarëve shqiptarë të komunave veriore dhe tërheqjen e policisë speciale.
Tv Klan