BE përpjekje për të zgjidhur situatën në veri

Peter Stano apel palëve për të hequr dorë nga përshkallëzimi i konfliktit

BE-ja dhe partnerët e tij janë plotësisht të përkushtuar për uljen e tensioneve në veri të Kosovës deklaroi zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane Borrel, Peter Stano.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe ndërmjetësi Miroslav Lajçak janë në kontakt të ngushtë me liderët jo vetëm në rajon por edhe në shtetet anëtare të BE-së dhe po ashtu me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për situatën. Ne duam që dialogu të vijojë të thellohet në mënyrë që të arrihet sukses në një kohë sa më të shkurtër por duhet që edhe të dyja palët të shfaqin gatishmëri për këtë.

BE-ja kërkon nga liderët e te dy shteteve që të qetësojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, si e vetmja rrugë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Stano duhet një zgjidhje koherente dhe e përhershme për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share