BE me plan për të investuar 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor

O’BRAJAN: KUSH DO TË VENDOS KUSHTE DO TË VUAJË PASOJAT

Bashkimi evropian planifikon investime prej gjashtë miliardë euro në Ballkanin Perendimor. Prej këtyre 4 miliardë do të jenë kredi dhe dy miliardë grante. Ky plan i Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Ballikanit Perendimor u diskutua sot në Shkup mes përfaqësuesve të Brukselit dhe Ballkanit Perendimor. Plani parashikon që fondet e planit, të jenë të disponueshme për  vendet pasi ata ti kenë zbatuar disa reforma. Plani e ka për qëllim që të thjeshtësojë procedurat mes vendeve të Ballkanit, posaçërisht në ekonomi. Nga Shkupi, përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së kërkuan që kjo ide të realizohet dhe shtetet të mos vendosin veto mes vete, pasi ajo nuk sjell përfitime për askënd.

SINKRON: XHEJMS O’BRAJN, NDIHMËS SEKRETARI SHTETËROR I SHBA-SË PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Në këtë proces askush nuk do të vendosë veto. Secili vend do të punojë veçmas, por askush nuk do ta bllokojë procesin sepse ka çështje dypalëshe të pazgjidhur. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, do t’i vuajë pasojat”, tha Xhejms O’brajn.

“Ne kemi vendosur kusht në këtë plan të zhvillimit, nuk duhet të bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam që të bashkoheni me ne ndërsa kështu mund të bllokoni vetëm veten. Mos i bllokoni fqinjët tuaj dhe do të bashkoheni me ne, por nëse bllokoni, hyrja juaj në tregun e brendshëm nuk do të ndodhë”, tha Gert Kopmann.

Për liderët e pranishëm në takim ideja ishte e pranueshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se liria e mallrave nuk duhet të shndërrohet në sponsorizim të sulmeve terroristeve.

“Integrimi i forcuar dhe rritja e fluksit të mallrave dhe njerëzve kërkon besim të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona, institucioneve dhe njerëzve. Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria e qarkullimit përdoret për qarkullimin e armëve dhe municioneve ose për të sponsorizuar sulme terroriste“, tha Albin Kurti.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se nuk beson që dikush do të ndërmarrë veprime kundër dikujt. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i vendosin në plan të parë nevojat e qytetarëve të tyre dhe të lënë anash politikën dhe historinë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share