BE: Marrëveshje për kërkesa më të ulëta të gazit

SI PËRGJIGJE NDAJ SHANTAZHEVE RUSE, BE-ja DO TË SHPENZOJË 15% MË PAK

Ministrat e Energjetikës së BE-së kanë arritur marrëveshje që vendet e tyre ta ulin konsumin e gazit në rast se Rusia e ndërpret furnizimin. Nga muaji gusht deri në mars vendet anëtare të BE-së vullnetarisht do ta ulin konsumin për 15%, që nuk është “mision i pamundur”, siç ka shkruar në Twitter kryesia çeke me BE-në. Megjithatë sipas propozim-planit, gjithë marrëveshja mund të ndahet nga ideja fillestare dhe për këtë arsye vendet anëtare kanë mundësi të kërkojnë tërheqje nga plani.

Draft-marrëveshja që u bë e ditur në Bashkimin Evropian që në javën e kaluar, është miratuar si përgjigje ndaj manipulimit të vazhdueshëm rus me furnizimin e gazit në Evropë, që krijon pasiguri në furnizimin me energjensë për dimrin që vjen. Republika Çeke e cila kryeson me BE-në, në Twitter ka shkruar.

“Ky nuk ishte mision i pamundur. Ministrat kanë arritur marrëveshje politike për uljen e kërkesës për gaz para ardhjes së dimrit,” deklaruan nga Republika Çeke.

Kursimi i gazit do ta përmirësojë gatishmërinë, deklaroi Ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë.

“Sot kemi dërguar sinjal të fuqishëm jo vetëm për Vladimir Putinin, i cili edhe një herë nuk arriti ta ndajë BE-në, por për atë çfarë është më e rëndësishme për qytetarët tanë. Vendimi i sotëm na siguron të mos përballemi me pasoja dramatike këtë dimër, duke përfshirë edhe çmimin e gazit. Kursimi i rregullt në muajt e ardhshëm do të thotë se do të kemi gaz të mjaftueshëm. Nuk do ta lejojmë Rusinë t’i kërcënohet sigurisë sonë me dëmtim të qëllimshëm të furnizmit dhe të shfrytëzimit të gazit si armë politike,” deklaroi Josef Sikela, Ministër i Industrisë dhe Tregtisë, Republika Çeke.

Megjithatë, marrëveshja nuk është sipas idesë fillestare, sepse vendeve anëtare u lejohet të kërkojnë tërheqje prej të njëjtës.

“Në përpjekje që të sigurohet furnizimi me gaz në BE, vendet anëtare kanë arritur marrëveshje politike për ulje vullnetare të kërkesës për gaz natyror për 15%,” deklaruan nga BE.

Vërtetë faza e parë e marrëveshjes është ulje vullnetare e kërkesës për gaz, në bazë të koordinimit, kufizimeve të temperaturave dhe shkëmbimit të informacioneve, por në rast të uljes drastike të furnizimit me gaz rus ose në rast të kërkesës jashtëzakonisht të lartë, siç njoftojnë nga Brukseli – kursimi prej 15% mund të bëhet i obligueshëm, në pajtueshmëti me Sistemin për Alarm në BE, i cili miratohet me shumicë të votave të 26 vendeve anëtare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share