Stano flet për masat e BE-së ndaj Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se BE-ja synon që të ulë Presidentin serb, Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti në një takim të përbashkët. Prioritet kryesor, sipas zëdhënësit, Stano mbetet depërshkallëzimi i situatës dhe realizimi i kërksave të 27 shteteve anëtare sipas konkluzioneve të Këshillit Evropian.
Aktualisht, sipas zëdhënësit të BE-së është pezulluar përkohësisht puna e grupeve mes Brukselit dhe Kosovës në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, është vendosur që Kosova të mos ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe te pezullohen vizitat dypalëshe.
Është pezulluar programi i Fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024. Nuk janë marrë parasysh propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka vizituar Brukselin ku ka diskutuar me krerët e BE-së për situatën e tensionuar me Kosovën.
Klan News