Komisioneri Varhelyi në Prishtinë dhe Mitrovicë kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit
Komisioneri për zgjerim në BE Oliver Varhelyi zgjodhi të vizitoi Prishtinën dhe Mitrovicën ku në takime me zyrtarët e lartë të Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit serb bëri thirrje që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë menjëherë dhe pa kushte marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara që në vitin 2013. Në krah të presidentes Osmani, komisioneri veçoi si më kryesoren themelimin në veri të Kosovës të bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Varhelyi tha se BE ka dhënë 6.5 mln euro shtesë në mbështetje për përpjekjet e Kosovës për sundim të ligjit ndërsa premtoi investime të tjera për uljen e shkallës së papunësisë. Presidentja Osmani tha se sundimi i ligjit është prioritet për gjithë popullin e Kosovës.
Komisioneri Varhelyi gjatë vizitës në Kosovë zgjodhi të kalojë në këmbë Uren e Ibrit drejt Mitrovicës së Veriut e banuar kryesisht me popullsi serbe. Kjo urë është simbol i ndarjes prej 24 vitesh mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë zonë, por së fundmi Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka vendosur për rihapjen e saj për qarkullim.
Klan News