Në takimin për kontrollin e armëve të zjarrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe parandalimin e trafikimit të tyre Josep Borrell, tërhoqi vërejtjen se rreziku nga këto armë nuk është vetëm në teori, por i vërtetë. Borrell, duke iu referuar rasteve të vrasjeve në Serbi, tha se është e gabuar të mendohet se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin në Evropë.
Raste te tilla dramatike si ato ne Serbi na rikujtojnë se sa e rëndësishme është që të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e armëve të lehta ilegalisht ne duart e qytetareve.
Eshtë detyrë e të gjithëve që ta bëjnë Evropën më të sigurt në këtë kohë sfidash.
Një pjesë e madhe e armëve në tregun ilegal europian vijnë nga Ballkani Perendimor. Këto armë u përdorën nga terroristët në Paris.
Tregtia ilegale e armëve nga Ballkani është një faktor rreziku për sigurinë në mbarë Europën. Çmimet variojnë: ndërsa në Ballkan për një kalashnikov paguhen 300-500 Euro, ndërsa ne vendet e Europës Perendimore çmimet per keto arme shkojne deri në 2000 Euro.
Qytetarët në Ballkan kanë 9 herë më shumë armë se ushtria dhe policia. Në total ne vendet e rajonit ka nje stok prej 6 milionë armësh ilegale ne zoterim nga qytetaret dhe organizatat kriminale.
Në Shqipëri dënimi është nga 3-4 vjet burg. Nëse policia gjen armë ilegale në shtëpinë e dikujt, atëherë personi dënohet me burg.
Për sa i përket sasisë së armëve ilegale për frymë, Serbia dhe Mali i Zi prijnë, pasuar nga Shqiperia dhe Kosova. Bashkimi Evropian ka investuar deri tani 40 milionë euro vetëm në ndihmë për aktivitetet e kontrollit të armëve të lehta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Klan News