BE-ja shton rojet kufitare në Ballkanin Perëndimor

Dërgohen mbi 100 efektivë për të ruajtur kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Forca policore shtesë për të frenuar migracionin e paligjshëm në Bashkimin Europian përmes rrugës ballkanike. Agjencia e menaxhimit të kufirit e Bashkimit Europian, Frontex, filloi dislokimin e rojeve në kufirin jugor të Maqedonisë së Veriut me Greqinë. Ky është një operacion i përbashkët me autoritetet në Shkup për të kontrolluar dhe parandaluar migrimin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar përgjatë të ashtuquajturës rrugë ballkanike.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar tetorin e kaluar, misioni Frontex do të dislokojë mbi 100 roje në kufi, thanë zyrtarët. Marrëveshja është e vlefshme deri më 24 janar 2024, por mund të zgjatet.

Pas Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Maqedonia e Veriut është vendi i katërt i Ballkanit Perëndimor që nënshkruan një marrëveshje të tillë me Frontex-in.

Mbi 100 roje kufitare janë përfshirë në mision, tha Frontex. Oficerëtvijnë nga vende anëtare të BE-së si Austria, Republika Çeke, Gjermania dhe Italia.

“Unë pres të bashkëpunoj me autoritetet policore lokale dhe dua t’i ndihmoj në menaxhimin e situatave të vështira.”

Misioni Frontex tha në një deklaratë për shtyp se oficerët e dislokuar do të “mbështesin autoritetet lokale në mbikëqyrjen dhe kontrollet kufitare, duke përfshirë patrullimin, kontrollimin e dokumenteve dhe mbledhjen e informacionit. Më vonë këto detyra do t’u jepen edhe efektivëve të vendosur në kufijtë e Shqipërisë dhe Serbisë.

Një anëtare e NATO-s që nga viti 2019, Maqedonia e Veriut dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe e sheh marrëveshjen me misionin Frontex si një hap tjetër në këtë drejtim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share