Palët të heqin dorë nga përdorimi i situatës
Zedhenesi i BE-se Peter Stano ju beri thirrje publike Kosoves dhe Serbise qe te ndermmarrin veprime emergjente per depershkallezimin e situates me veri. Kjo sipas tij eshte kerkese edhe e SHBA-ve perpjekje per te cilen po bejne Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar fillimisht ne Prishtine dhe gjate te martes ne BEOGRAD.
“Ne jemi ende ne pritje te konfirmimit nga palet do ti pergjigjen pozitivisht fteses se perfaqesuesit te larte Borrell qe te ulen ne nje tryeze te perbashket. Shpresojme se do te plotesohen kushtet per realizimin se shpejti te ketij takimi. Ceshtja me emergjente per momentin eshte depershkallezimi i situates ndaj per kete po punon ndermjetesi Lajcak i cili i shoqeruar nga i derguari amerikan Gabriel Escobar do te zhvillojne takime ne mbremje ne Prishtine dhe gjate te martes ne Beograd“, tha Peter Stano.
Zedhenesi Stano ju kujtoi paleve se tashme duhen zgjidhje te qendrueshme ne kuader te dialogut te ndermjetesuar nga BE-ja per arritjen e marreveshjes finale mes Kosoves dhe Serbise. Vete perfaqesuesi i larte i BE-se per politiken e jashtme Borrell ka parashtruar si kushte përsëritjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të në procesin e votimit, dhe së treti, Borrell kërkon fillimin e punës për themelimin e bashkesise së komunave me shumicë serbe ne Kosove.
Ndërkohë, zyrtari i lartë i BE ka paraljmëruar për pasoja të rënda për dy vendet nëse nuk zgjidhin situatën e krijuar dhe i plotesojne keto tre kushte.