BE përgatitet për dialogun Prishtinë-Beograd të enjten në Bruksel

Marrëveshja e Ohrit nuk zëvendësohet. Ka një statut të ri për Asociacionin

Zêdhënësi Peter Stano ka konfirmuar, se BE-ja ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alaksandar Vuçiq në 26 qershor në Bruksel për reundin e rradhës Prishtinë-Beograd teksa zhvillohet edhe samiti i 27 liderëve europianë.

Sipas Stanos, gjatê vizitës që përfaqësuesi special për dialogun, Miroslav Lajčák ka patur në Beograd dhe Prishtinë gjatë fundjavës u përqendrua te rruga që duhet ndjekur për avancimin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Sipas Stanos, Lajçak konsideron, se nuk ka asnjë qëllim për ta zëvendësuar këtë marrëveshje. Ai ve në pah, se gjatë fundjavës u diskutuan propozime dhe ide të ndryshme, disa prej të cilave në formë të shkruar. Stano bëri tê kuptohet, se ka një propozim të ri lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar si një propozim modern evropian për statutin e këtij asociacioni.

Stano gjithashtu përforcoi mesazhin, se Bashkimi Europian pret veprime të shpejta nga palët për të treguar se janë të përkushtuara për të vazhduar procesin e normalizimit , duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse të dialogut nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara pa parakushte apo vonesa.

Ndërkohë burime zyrtare të BE-së janë është shprehur për KM, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alaksandar Vuçiq priten të zhvillojnë takime të veçanta me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrel, pa konfirmuar nëse do të ketë takim midis Kurtit dhe Vuçiq.

Erisa Zykaj – TvKlan, Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share