BE-ja në kërkim të mbështetjes ushtarake për Ukrainën ndërsa Zelensky udhëton në Spanjë, Belgjikë e Portugali

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të provuar sërish kundërshtimet e Hungarisë për të ofruar miliarda euro ndihmë ushtarake për Kievin.

Kjo vjen pasi presidenti, Volodymyr Zelensky do të inspektojë avionët F-16 që Belgjika do të dërgojë në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv. Zelensky është në një turne dy-ditor në Spanjë, Belgjikë dhe Portugali për të konfirmuar mbështetje të tjera.

Siç shkruan AP, rreth 6.5 miliardë euro janë bllokuar nga qeveria hungareze e kryeministrit Viktor Orban, I konsideruar si aleati më I vendosur I Rusisë.

“Ne kemi nevojë për të gjitha këto vendime kritike dhe ende ka shumë prej tyre që nuk janë marrë”, tha para gazetarëve, ministri estonez I Mbrojtjes, Hanno Pevkur, përpara takimit.

Zelenskyy siguroi me sukses të hënën një zotim spanjoll për raketa shtesë të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në luftimin e gati tre mijë bombave që ai thotë se Rusia lëshon kundër Ukrainës çdo muaj.

Megjithatë, Ukrainës i duhen urgjentisht shtatë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore të prodhuara nga ShBA-ja për të ndaluar Rusinë të godasë rrjetin elektrik dhe zonat civile, si dhe objektivat ushtarake, me bomba shkatërruese rrëshqitëse që shkaktojnë shkatërrim të gjerë, tha Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti ukrainas dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nënshkruan një marrëveshje dypalëshe sigurie që cakton 1 miliard euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në 2024 dhe 5 miliardë euro deri në vitin 2027.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share