BE-ja hodhi poshtë deklaratën bullgare për Maqedoninë e Veriut

Këshilli i BE-së hodhi poshtë deklaratën bullgare e cila kërkonte “ndjekim efektiv dhe dënim të krimeve të urrejtjes nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut”. Bullgaria kërkoi që deklarata e saj e njëanshme të përfshihej në konkluzionet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme në seksionin për Maqedoninë e Veriut, por ministrat e refuzuan këtë kërkesë.

Një pjesë e mediave në Bullgari dje njoftuan se deklarata bullgare është pranuar, por sipas konkluzioneve të Këshillit, në të cilat “Deutsche Welle” kishte akses, thanë se nuk ishte kështu. Mediat bullgare i referohen konkluzionit për “forcimin e mëtejshëm të të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes” që thuhet në pikën 12 të konkluzioneve dhe që vlen për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim për “DW”, këtë e ka konfirmuar edhe zv. kryeministri për Çështje të Integrimeve Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Deklarata e njëanshme e Bullgarisë nuk është pjesë e konkluzioneve dhe qëndrimi i tyre individual nuk u pranua nga vendet e tjera”, thotë Mariçiq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share