GJERMANIA, AUSTRIA DHE FRANCA JANË KUNDËR NJË VENDIMI TË TILLË
BE është i ndarë sa i përket cështjes për të ndaluar vizat turistike për qytetarët rusë.Gjermania,Franca dhe Austria e kundërshtojnë ndërsa vendet nordike dhe lindore e mbështesin atë.
Vendet e BE në debatin mbi vizat turistike për rusët nuk po veprojnë në unitet pasi duket se për këto cështje vendet anëtare nuk mund të dalin dot me një qëdrim të njësuar.
Gjermania dhe Franca janë kundër ndalimit të vizave turistike për rusët duke thënë se një hap i tillë, i mbrojtur nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do të ishte joproduktiv.
Edhe Austria e kundërshton vendimin me ministrin e jashtëm të këtij vendi i cili thotë se nëse merret një hap i tillë atherë kritikëve të presidentit rus Vladimir Putin nuk do tu jepet një mundësi për tu larguar.
Ndalimi i vizave turistike do të jetë në qendër të një takimi joformal të ministrave të jashtëm të bllokut në Pragë, ndërsa ata diskutojnë se çfarë hapash të mëtejshëm mund të ndërmarrin për të sanksionuar Rusinë për agresionin e saj gjashtëmujor në Ukrainë.
Vendet anëtare lindore dhe nordike, kanë argumentuar fort për për një ndalim të vizave. Shumë vende anëtare ngrenë pyetjen se a është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë pushime në Spanjë apo Francë, në një kohë që ushtria ruse në Ukrainë vret mijëra gra dhe fëmijë.Sakaq, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se shpreson që ministrat e mbrojtjes t’i jepnin dritën jeshile një mision trajnimi ushtarak për Ukrainën./KlanNews