Tashmë Brukseli ka një udhërrëfyes të qartë sesi do të sillet me Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate për t’u anëtarësuar në BE.
Një raport që ka nisur që të hartohet që nga muaji Janar nga një grup ekspertësh franko-gjerman sugjeron vitin 2030 si afat për zgjerimin. Teksti i propozimeve titullohet “Një lundrim në det të hapur” ka nënvizuar sfidën për integrimin e mundshëm të rreth dhjetë vendeve në BE.
Autorët e raportit kanë argumentuar faktin se Komisioni i ardhshëm Evropian duhet që të angazhohet dhe të bjerë dakord se si ta bëjë zgjerimin e BE-së gati deri atëherë. Ky plan që ju paraqit në Bruksel ministrave të çështjeve evropiane parashikon heqjen e vendimeve me unanimitet, vendosjen e shumicës se kualifikuar dhe anëtarësimin gradual BE-ja mund t’u ofrojë vendeve kandidate një zgjerim gradual ku shtetet kandidate mund të marrin pjesë në politika të caktuara përpara anëtarësimit të tyre zyrtar.
“Ky ende nuk është një propozim zyrtar i qeverive tona, por një raport i një grupi ekspertësh të pavarur franko-gjerman që na ofrojnë disa opsione për zgjerimin e BE-së. Ky material voluminoz na udhëzon që të bëjmë një plan reformash në BE përpara zgjerimit të plotë me këto shtete. Ne dhe Gjermania kemi besim se reforma e pjesshme institucionale e BE-së do të jetë e mundur brenda këtij viti.”
Unanimiteti ka penguar për vite me radhë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të penguara nga shtete si Franca, Danimarka e Greqia që kanë kërcënuar për të përdorur të drejtën e vetos.
Në nivelin institucional të BE-së, ekspertët këshillojnë ruajtjen e tavanit aktual të numrit të eurodeputetëve, në 751, gjë që do të kërkonte një llogaritje të re kombëtare për eurodeputetët që do të vijnë nga shtete si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe shtete të tjera kandidate. Sipas raportit, duhet të ketë gjithashtu një numër më të vogël të komisionerëve evropianë ku çdo shtet aktualisht ka një anëtar.
Grupi i ekspertëve parashikon një rritje të buxhetit të BE-së, veçanërisht nëpërmjet burimeve të veta, pasi pritet që të krijohen fonde të reja të nevojshme në rrethana krize.
Një kapitull i rëndësishëm ka të bëjë me metodën e reformave, duke ngritur pyetjen se deri në çfarë mase dhe në çfarë kushtesh. Udhëheqësit e BE pritet të diskutojnë zgjerimin e organizatës në një samit jozyrtar me 6 Tetor në Granada nën presidencën spanjolle të Këshillit të BE.
Pas kësaj, Komisioni Evropian pritet të publikojë raportet vjetore të zgjerimit për progresin e shteteve kandidate. Mbi këtë bazë, liderët e BE-së pritet të vendosin në dhjetor nëse do të hapin apo jo negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe shtetet ballkanike.
Klan News