BE, gati masat për Kosovën. Stano: Hiqen kur Kurti të ulë tensionet

Bashkimi Europian nuk përjashton mundësinë e ashpërsimit të masave ndaj Kosovës, nëse qeveria e Albin Kurtit nuk përmbush kërkesat ndërkombëtare për uljen e tensioneve në zonat me shumicë serbe në veri të vendit. Këtë e bëri të qartë zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, i cili njoftoi se vendet e BE-së kanë gati një paketë masash ndaj Prishtinës, që sqaroi se nuk janë sanksione.

“Bashkimi Europian ka bërë gati propozime për masa me efekt të menjëhershëm. Nuk janë sanksione klasike si ato që ndërmerr unioni gjithmonë, por kanë efekt të menjëhershëm. Këto masa që mund të përshkallëzohen kanë pasoja financiare dhe politike, duke nisur me pezullimin e vizitave të nivelit të lartë dhe po ashtu të bashkëpunimit tonë me Kosovën”.

Stano theksoi se masat janë të përkohshme dhe mund të hiqen menjëherë sapo qeveria e Albin Kurtit të ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve. Stano hodhi poshtë edhe propozimin 5-pikësh të paraqitur nga qeveria Kurti, duke thënë se nuk i jep zgjidhje kërkesave të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar.

Mediat pranë Brukselit sqarojnë se masat nuk janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha vendet anëtare në bllok, por disa prej tyre kanë nisur që tani aplikimin.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share