BE fton në Bruksel Kurtin dhe Vuçiq | Krstiq: Situata mund të përshkallëzohet nëse dikush dërgon forca në veri

Pas shpërthimeve të fundit në veri të Kosovës Bashkimi Evropian ka ftuar në Bruksel për një takim kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e  Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se pas takimeve  me disa nga institucionet e sigurisë, për situatën në veri pas vlerësimeve  do të veprojë konform përgjegjësive për shtyrje ose jo të zgjedhjeve.

Analisti serb Branislav Krsitq thekson se situata mund të përshkallëzoj nëse dikush dërgon forca në veri.

Krsitiq mq i zhgënjyer thotë të jetë me kryeministrin Kurti i cili sipas tij nuk është vënë aspak të pozitë të serbëve që jetojnë në veri të cilëve nuk u intereson politika por vetëm duan të jetojnë të qetë .

Analisti tjetër nga Mitrovica e jugut Nexhmedin Spahiu konsideron se në këtë situatë në të cilën ndodhet Kosova duhet që të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

Sipas tij e gjithë kjo situatë është krijuar për të rritur pazarin në marrëveshjen finale.

Përpjekjet e autoriteteve të Kosovës  për t’i funksionalizuar zyrat e KQZ-së në veri ditë më parë kanë hasur në kundërshtim të personave  të panjohur të cilët i  janë përgjigjur me plumba e shok bomba.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha
kamera. Denis Baruti

Lexo gjithashtu
Total
0
Share