Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që ende nuk ka datë të takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Gjëja kryesore është që realizimi i takimit në Bruksel. Dhe këtu nuk kam të reja”, ka thënë Stano, përcjell Klan Kosova.
“Nuk jam në pozicion për të konfirmuar ndonjë datë ende, por është të mërkurën deri në fund të javës, kemi disa ditë por për momenti nuk ende nuk mund ta konfirmoj j ndonjë datë apo kohë”.
I pyetur se a mund të ndodhë që liderët e të dyja shteteve të takohen ndaras, Stanoja tha se nuk mund të thuhet asgjë pa u caktuar njëherë data e këtij takimi.
“Për ne thelbi është që përfaqësuesit e lartë që janë ftuar, kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq, të vijnë në Bruksel kah fundi i kësaj jave”.
“Ne po presim dhe po shpresojmë që do të mund të njoftojmë për ditën dhe kohën e këtij takimi, dhe pastaj mund t’i diskutojmë modalitetet, mirëpo gjëja kryesore është që ta kemi një datë dhe një kohë që kjo mbledhje të mbahet sepse nuk kemi kohë për të humbur”.
“Ka ardhur koha për vepra, e jo për bisedime e spekulime”.